SHËRBIMI DDD (DEZINFEKTIM – DEZINSEKTIM – DERATIZIM)

Metani sh.p.k., ofron zgjidhje, merr përsiper pastrimin dhe kontrollin e insekteve të dëmshme të të gjitha llojeve të ambienteve shtëpiake, hoteleve, restoranteve, zyrave, dyqaneve, komplekseve industriale dhe tekstile, kazermave ushtarake, konvikteve, shkollave, burgjeve, magazinave.

Ndërhyrja kryhet duke përdorur produktet me inovative dhe më cilësore në botë, të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së. Produktet e perdoruara, profesionale Gjermane të kompanisë Bayer, Franceze të kompanisë Aventis dhe Zviceriane të kompanisë Novartis jane produkte te cilat nuk përmbajnë lëndë toksike, nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e njeriut, kafshëve apo bimëve, nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit. Shërbimet ofrohen për çdo lloj sipërfaqe dhe nuk është e domosdoshme të boshatiset ambjenti. Ai bëhet i përdorshëm 2 orë pas trajtimit.

Ekipi profesional i Metani DDD diagnostifikon problemin dhe i jep zgjidhje duke garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjene, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambjentet, përdorimin e mënyrave ekologjike dhe sanitare të përparuara të higjenës, sipas direktivave te Shtetit Shqiptar sipas standarteve europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.

Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambjentit të prekur, marrja e masave higjenike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metoden e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit.

 

PROGRAMI DDD

 

1. Programi i dezinfektimit: Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi do të kryhet me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive (Imidacloprid, Deltametrine, Bromadiolone) i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore secila, si dhe me spërkatje me pompë me insekticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik.

 

2. Programi i dezinsektimit: Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë, do të aplikohet seti elektromat i pajisur me rimbushësin elektrik të lëngshëm apo tabletë, me dritë UV dhe të shoqëruara me letër ngjtëse ndërsa për luftimin e tyre kur infestimi është i rëndë do të përdoret spërkatja me pompë me insecticide cilësore dhe profesionale të kompanisë inovative Bayer. Ndërhyrja do të kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së dhe OBSH-së. 

3. Programi i deratizimit: Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse (rodenticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik). Produktet që do të përdoren dhe shërbimi i instalimit të pajisjeve do të faturohen. Pas mbikqyrjes së ambjentit, do të përcaktohen vendet e instalimit të pajisjeve rodenticide në ambjentin e jashtëm apo edhe të brendshëm.

KOMPANIA METANI OFRON MBROJTJEN NË 3 ZONA

1. Zona e gjelbër: Perimetri

 

Zona e gjelbër përfshin mbrojtjen ambjenteve të jashtme nga dëmtuesit. Programi i kontrollit të zonës së gjelbër fillon me një inspektim të hollësishëm të pronës, pasi kryesorja e të mbajturit të dëmtuesve jashtë objektit tuaj është mbajtja e tyre jashtë perimetrit të pronës tuaj. Teknikët e kompanisë Metani kërkojnë vendstrehimet potenciale të dëmtuesve dhe burimet e shumimit të aktiviteteve të tyre në zonat e gjelbra si: drurët, shkurret, bari, bimësia e kalbur, grumbujt e drurëve dhe të tullave, depot, vendqëndrimi i kafshëve, burimet e lagështisë etj.

Metani DDD  i trajton këto vende me granula, preparate likuide dhe spërkatje me pompë, në varësi të infestimit, për të krijuar një zonë mbrojtëse të perimetrit në ato vende të ambientit të jashtëm, duke mundësuar zvogëlimin e popullatës se dëmtuesve përreth objektit.

 

2. Zona e verdhë: Pikat hyrëse

Zona e verdhë përfshin mbrojtjen e fundit të jashtme për ndalimin e pushtuesve që të hyjnë ne brendësi të ambientit. Kjo zonë fokusohet në pikat hyrese të objekteve, përfshirë dritaret, dyert, pragjet, pusetat dhe mbledhësit e ujit, pikat hyrëse të kabllove elektrike etj. Plasaritjet dhe të çarat ku mendohet të ketë aktivitet dëmtuesish izolohen për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Metani DDD i trajton këto vende duke vendosur shirita xheli, kurthe apo spërkatje me pompë në mënyrë për t’i ndaluar dëmtuesit që të hyjnë në zonën e kuqe.

 

3. Zona e kuqe: Ambienti i brendshëm

Zona e kuqe përfshin hapësirën më kritike të stabilimentit, ambjentet e brendshme, vendet të cilat duhet të mbrohen nga kontaminimi. Kjo zonë, kërkon përdorimin e produkteve me cilësinë më afatgjatë dhe më të sigurta.

Për insektet dhe infestimet, në varësi të kontaminimit, do të përdoren karremat e xhelit ose spërkatja me preparate, nëpër vendndodhjet e insekteve apo dëmtuesve, ndërsa për brejtësit në të shumtën e rasteve do të përdoren kurthe speciale dhe rodenticide të një cilësie superiore.

 

Qëllimi nëpërmjet ofrimit të shërbimit DDD është zvogëlimi i probabilitetit të shfaqjes së insekteve të dëmshme, mundësimi i reagimit adekuat në rastet e shfaqjes se tyre, sigurimi i mbajtjes nën kontroll në mënyrë efektive, eliminimi i rreziqeve për shëndetin e individëve dhe sigurinë e mjedisit.