Një rol thelbësor në zhvillimin e biznesit të kompanise Metani zë përgjegjësia sociale. Parimi kryesor, përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale është ndërtimi i një shoqërie më të mirë duke kontribuar në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik përmes një përkushtimi të vazhdueshëm për minimizimin e ndikimeve negative në mjedis, maksimizimin e sjelljeve etike. Kjo, në mënyrë për krijimin e vlerës përmes performancës së përgjegjeshme, mbrojtjes së mjedisit tonë dhe të komuniteteve në të cilat në operojmë, si edhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Kompania Metani ka qënë aktive në përmbushje të objektivave në funksion të përgjegjësive sociale të koorporatës, si një element pozitiv dhe progresiv i kompanive bashkëkohore, pasi preparatet e përdorura në mjedis, ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e produkteve përfundimtare që konsumojnë individët.
Për këtë, kompania është angazhuar të ketë në portofolin e saj produktet me cilesore dhe inovative, të shoqëruara me analiza dhe teste të tërthorta të cilësisë së tyre, te certifikuara dhe standartizuar si edhe të sigurojë bashkëpunime me institucionet qeveritare shqiptare dhe me organizatat e licensimit, në kuadër të garantimit të përgjegjësisë ndaj konsumatorëve, punonjësve dhe mjedisit.
Në këtë mënyrë, përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, Metani sh.p.k. ndërton besueshmërinë, pasuron imazhin e kompanisë, e bën brendin më të fuqishëm, kontribuon në përfitimin e ndjeshëm afatgjatë, duke kontribuar në përmirësimin e performancës financiare si edhe ndihmon në tërheqjen e klientëve të rinj.
Metani sh.p.k. është përgjegjëse ndaj:
Mjedisit: Kompania mundohet ti ofrojë komunitetit produkte që krijojnë vlerë, një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, duke minimizuar efektet negative, në mënyrë për dhurimin e një jete të gjatë dhe sa më të shëndetshme.
Stafit/Punonjësve: Metani sh.p.k. stimulon punonjësit e saj të ofrojnë rezultate të shkëlqyera. Ata njihen me vlerat dhe kodet etike për të qënë të denjë për kompaninë. Ajo beson se respektimi i personalitetit dhe dinjitetit të secilit punonjës është thelbësor për zhvillimin e një ambjenti pune të bazuar në besimin reciprok, besnikërinë dhe që pasurohet nga kontributi i secilit individ
Komunitetit: Kompania, synon përfshirjen e komunitetit në aktivitete, në segmente të ndryshme të jetës sociale, me anë të angazhimit në programe të posaçmeKomunitetit: Kompania, synon përfshirjen e komunitetit në aktivitete, në segmente të ndryshme të jetës sociale, me anë të angazhimit në programe të posaçme.
Angazhimi i kompanisë Metani ndaj parimeve të Përgjegjësisë Sociale të Koorporatës thekson gjashtë fusha që janë në qëndër të përpjekjeve:
1. Të ndihmuarit e klientëve në përdorimin e produkteve të sigurta dhe efektive të kujdesit shëndetësor
Kompania Metani është e angazhuar në ndihmesën e klientëve për manaxhimin e nevojave të tyre, por edhe në administrimin e drejtë të produkteve. Në përmbushje të angazhimit të saj, ajo investon në produkte cilësore dhe të kontrolluara sipas standarteve europiane.
2. Veprimi në përputhje me kërkesat rregullatore dhe ligjore
Kompania është subjekt i ligjeve dhe rregulloreve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare të qeverisjes. Mënyra që Metani sh.p.k. bën biznes udhëhiqet në kodin e saj të sjelljes dhe vlerave të koorporatave, dhe monitorohet përmes kontrollit të vazhdueshëm.
3. Demonstrimi i kujdesit ndaj mjedisit
Kompania përpiqet ti përmbahet praktikave më të mira të distribucionit dukë qënë largpamëse ndaj ndikimeve në mjedis. Qëllimi i aktiviteteve mbështetëse të ndërmarra nga Metani sh.p.k. në drejtim të mbrojtjes së mjedisit kanë të bëjnë me minimizimin e efekteve negative në mjedis.
4. Mbrojtja e të drejtave të punonjësve
Respektimi i të drejtave të punonjësve, është një vlerë thelbësore që kompania Metani thekson ndaj punonjësve. Kjo përfshin nxitjen e krijimit të një mjedisi ku punonjësit mund të kontribuojnë me idetë e tyre, të bëjnë pyetje, të ngrenë shqetësime dhe të respektohen për aftësitë e tyre.
5. Sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm të punës për punonjësit
Kompania është e angazhuar në krijimin e një mjedisi që mbështet produktivitetin e punonjësve dhe i mbron ata në punë. Ajo ka një kulturë të fortë të sigurisë në të gjitha veprimet e ndërmarra, dhe në ofrimin e përfitimeve dhe programeve që kanë si qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve.
6. Krijimi i partneriteteve efektive të komunitetit
Metani sh.p.k. ndikon në komunitet në mënyrë efektive përmes donacioneve, mbështetjes së sektorit përkatës dhe aktiviteteve.Objektivi i kompanisë Metani, është që kompania të operojë në mënyrë të përgjegjshme duke inkurajuar një impakt pozitiv mbi mjedisin, konsumatorët, punonjësit dhe të gjithë pjesëtarët e sferës publike.