LLOJET E DËMTUESVE
Informacione mbi speciet dhe rreziqet që shkaktojnë
1. BRJETËSIT
1. Miu i çatisë
Karakterizohet me ngjyrë të zezë ose të kafët, 20 deri 25 cm i gjatë me një bisht të gjatë dhe veshë të mëdhenj. Zakonisht jetojnë në tavane dhe ushqehen me fruta. Ky lloj i brejtësve është vështirë të kapet, sidomos udhëheqësi i tyre i ashtuquajturi Alfa Rat.
2. Miu Norway
Karakterizohet me ngjyrë të kafët. Ka peshë më të madhe se miu i çatisë por me gjatësi pak më të vogël. Kanë sy dhe veshë të vegjël ndërsa bishti është më i shkurtë se trupi i tyre. Jetojnë në tokë dhe preferojnë të ushqehen me mishra te të gjitha llojeve. Edhe ky lloj e ka udhëheqësin e vet Alfa Rat.
3. Miu i shtëpisë
Karakterizohet me ngjyrë të kafët ose hiri të çelët, me veshë të mëdhenj, dhe sy të vegjël. Preferojnë të ushqehen me gjithçka. Ky lloj nuk ka udhëheqës, prandaj kapja e tyre është pak sa më e lehtë.
RREZIQET
Një pickim nga brejtësit mund të përhapë Streptokok tek viktima e saj. Fëmijët e vegjël dhe foshnjat janë më së shumti viktima të kafshimit të brejtësve. Vektorët, të tilla si pleshtat, rriqërat, marimangat, jetojnë së bashku me brejtësit. Këto insekte mirëpresin brejtësit duke thithur gjakun e tyre dhe kështu transmetojë sëmundje nëpërmjet këtij shkëmbimi të gjakut. Ata janë të njohur si transportues të një shumëllojshmërie të sëmundjeve Tifoja murine, dhe konsiderohen shkaktarë për përhapjen e murtajës bubonike. Infeksioni transmetohet pasi një plesht ka pickuar apo kafshuar një brejtës të infektuar dhe me pas ka kafshuar një njeri.
STINËT AKTIVE
2. FURRTARET
Furrtaret janë të pranishme që nga koha e dinosaurëve. Një furrtare mund të jetojë gati një muaj pa ushqim. Ato mund të jetojnë rreth dy javë pa ujë. Furrtarja femër ciftëzohet vetëm njëherë gjatë jetës së vet dhe lind të vegjël gjatë gjithe jetës. Prej vetëm dy furretaresh mund te lindin rreth 100, 000 të vegjël në vit. Një furrtare mund të jetojë deri në një javë pa kokën e saj. Furrtaret mund të mbajnë frymën e tyre për deri në 40 minuta, kanë reflekse më të shpejta se njerëzit dhe mund të jetojnë deri në 7 muaj. Ato pëlqejnë ushqime të llojeve të ndryshme, jetojnë në vende të ngrohta, me lagështi dhe të errëta.
RREZIKU
Gjate rritjes, furrtaret ndërrojnë lëkuren e tyre, mund të shkaktojnë reaksione alergjike, të astmës dhe sëmundjeve të tjera, sidomos tek fëmijët. Ekzistojnë lloje të ndryshme të tyre por 3 lloje preferojnë të jetojnë se bashku me njerëzit: Furrtarja Gjermane, Amerikane dhe kafe.
STINËT AKTIVE
3. MILINGONAT
Milingonat zakonisht jetojnë jashtë në natyrë, në koloni sociale duke ndërtuar fole mbitokë dhe nëntokë nëpërmjet një rrjeti rrugësh speciale, për ti mundësuar milingonave punëtore të udhëtojnë në ambjentet e jashtme dhe të brendshme të folesë, apo edhe të hyjnë në objektin tuaj përmes plasaritjeve të vogla të dritareve apo të dyerve. Ato krijojnë foletë e tyre në brendësi të ambjenteve, duke u ushqyer me sheqerna, yndyrna, proteina etj që mund ti gjejnë lehtësisht në objektet tuaja.
RREZIKU
Disa milingona janë të njohura si transmetuese te sëmundjeve te tilla si Salmonella dhe Aureus.
STINËT AKTIVE
4. MIZAT
Egzistojnë mbi 300.000 lloje të mizave. Kur ato hyjnë në objektin tuaj fillon problemi i ballafaqimit me to. Në krahasim nga disa insekte të tjera mizat nuk kafshojë apo nuk thithin gjak nga ju por shkaktojne dëme tjera. Mizat në pergjithesi jetonë rreth 30 ditë. Sipas një studimi të më shumë se 378.046 mizave është vërtetuar se ato përmbajnë 1.941.000 bakterie në trupat e tyre.
RREZIKU
Mizat janë transmetuese te semundjeve dhe bakterieve si: stafilokoku, E-koli, salmonela dhe herpesi.
STINËT AKTIVE
5. MUSHKONJAT
Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë ne klasën e Ditteri, në familjen Culicidi. Është e përhapur në të gjithë botën në rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale. Si territor për të jetuar, mushkonjat preferojnë vende me ujë dhe që janë të pasur me gjelbërim. Për të thithur gjakun , femrat jane të pajisur me një aparat te gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Femrat pijnë një sasi gjaku të barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre, për të marr sasi të mjaftueshme të proteinave dhe energjisë për prodhimin e një numri maksimal vezësh.
RREZIKU
Mushkonjat janë bartësit më të rrezikshëm të sëmundjeve në histori dhe janë përgjegjës për më shumë vdekje njerëzish se nga çdo kafshë tjetër. Mushkonjat mund të bartin lloje të ndryshme të sëmundjeve vdekjeprurëse, duke përfshirë: Malarian, ethet tropikale, ethet e verdha, Virusin West Nil dhe encefalitin. Si pasojë e mushkonjave, çdo vit në mbarë botën vdesin rreth 3 milionë njerëz.
STINËT AKTIVE
6. RRIQRAT
Rriqrat (Acarina) janë shumë të përhapura në natyrë. Njihen rreth 20.000 lloje. Shumë prej tyre janë parazitë të jashtëm të bimëve, të shtazëve dhe të njeriut. Për shkak të jetës parazitare, aparati i gojës është i përshtatur për thumbim dhe thithje te lëngjeve trupore.
RREZIKU
Ato janë ekto-parazite që ushqehen me gjakun e zogjve, zvarranikëve dhe gjitarëve, përfshirë njerëzit. Fatkeqësisht mund të jenë edhe bartëse të sëmundjeve te njerëzit si Ethet Hemorragjie, Roki, Anaplasmosa dhe Sëmundja e Etheve (Lyme disease). Është i njohur edhe lloji Sarcoptes scabiei, i cili shkakton zgjeben.
STINËT AKTIVE
7. MOLI
Moli është një lloj insekti ekzistenca e të cilit është zbuluar që prej shekullit të 11-të. Ai është mësuar të jetojë bashke me njeriun, për një periudhë deri në një apo një vit e gjysmë, duke prodhuar një - tetë vezë në ditë.
RREZIKU
Pickimi i një insekti të tillë zakonisht nuk shkakton dhimbje dhe nuk është i njohur për të transmetuar ndonjë sëmundje, por ju mund të merrni infeksion dhe kruarje nga ky pickim. Molët pëlqejnë specie me gjak të ngrohtë, por ata gjithashtu ushqehen me gjak nga kafshët tjera dhe shpendët.
STINËT AKTIVE
8. ZOGJTË
Shpendët siç janë Pëllumbat, Dallëndyshet, Harabelat etj mund të përbëjë një kërcënim serioz për shëndetin e njerëzve për shkak të afërsisë së tyre me njerëzit. Këta banorë i janë përshtatur plotësisht mënyrës tonë të jetës.
RREZIKU
Sa i përket bartjës së sëmundjeve, brejtësit dhe shpendët janë të ngjajshëm në këtë aspekt.
Shpendët janë të përsosur për përhapjen e sëmundjeve, ata udhëtojnë distanca të mëdha dhe përhapin mbi 40 lloje parazitësh të ndryshëm dhe më shumë se 60 lloje të sëmundjeve infektive.
STINËT AKTIVE
9. BLETËT
Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në familjen Apoidea. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje. Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.
RREZIKU
Edhe pse nuk është edhe aq i dëmshem, thumbimi i bletës mund të jetë mjaft i dhembshëm dhe të shkaktoj ënjtje dhe skuqje të padëshirueshme. Shumë bletë nuk janë edhe aq agresive dhe të thumbojnë vetëm në mbrojtje të tyre, por shumë tjera janë vërtetë agresive, e këtu përfshihen edhe bletët e mjaltit, grerëzat. Për dallim nga pickimi insekteve, bletët lirojnë sasi të vogla të helmit toksik.
STINËT AKTIVE
10. MERIMANGAT
Këpushat ose merimangat e bimëve i përkasin rendit Acarina dhe familjes Tetranychidae. Në ndryshim nga insektet që kane tre palë këmbë merimangat janë me katër palë këmbë. Familja Tetranychidae përfshin shumë specie dëmtuese të bimëve, por këpusha e zakonshme e serave (Tetranychus urticae) është specia më kryesore në të gjithë botën. Edhe në vendin tonë, merimangat llogariten ndër dëmtuesit më kryesorë. Këpusha e zakonshme (Tetranychus urticae), për shkak të kapacitetit të madh riprodhues është në gjendje të shkatërrojë bimët brenda një kohe shumë të shkurtër.
RREZIKU
Pickimi i një insekti të tillë zakonisht shkakton dhimbje, ju mund të merrni infeksion dhe kruarje nga ky pickim, kjo si pasojë e lëndëve toksike që ajo liron. Merimanga është tepër e rrezikshme, madje në disa raste mund të shkaktojë edhe vdekjen.
STINËT AKTIVE
11. GJARPRI
Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.
RREZIKU
Pickimi i një insekti të tillë shkakton dhimbje, ju mund të merrni infeksion dhe kruarje nga ky pickim, kjo si pasojë e lëndëve toksike që ai liron. Është tepër i rrezikshëm, madje mund të shkaktojë edhe vdekjen.
STINËT AKTIVE