Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka humbur jetën një i ri nga Vlora, i prekur nga malaria. Ndërkohë mjekët kërkojnë furnizimin e klinikës me medikamente pasi, malarja si sëmundje ka disa dekada që është zhdukur, ndaj dhe nuk ka patur medikamente. Mjekët raportojnë për 50 raste të trajtuara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kryesisht punëtorë shqiptarë sezonalë, që vijnë nga vende të prekura nga kjo sëmundje. “Në një vit, në klinikën tonë janë kuruar afërsisht 50 raste të reja me malarje. Dua të nënvizoj që të gjithë këto raste janë të eksportuara, të ardhura nga jashtë nga qytetarë shqiptarë që punojnë jashtë vendit. Do t’i kemi rastet tona autoktone, sepse mjafton të kemi një burim infeksioni, një person i sëmurë që vjen i sëmurë tek ne, transmetuesi që është mushkonja, çdo njeri mund të preket nga malarja dhe malarja, një sëmundje e harruar për dhjetëra vite, të rishfaqet përsëri dhe ne të futemi në hartat e OBSH-së si vend malarik”, deklaroi mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero për mediat.
Po çfarë është sëmundja e malaries?
Malaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këta parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupin e njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe te rruazat e kuqe të gjakut. Pasi hyn në gjak ky parazit, fillojnë të shfaqen simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries. Simptomat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, çrregullime me aparatin tretës, të vjella, ndjesi të fikëti etj.
Sëmundja
Malaria është një sëmundje që aktualisht është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, por që ka qenë e pranishme në shumë rajone moçalore (edhe në disa vende të Europës) deri në mesin e shekullit XX, pra deri në momentin që filloi bonifikimi i terreneve me ujë të ndenjur. Edhe pse kemioprofilaktika, kemioterapia dhe lufta kundër mushkonjave anofele nëpërmjet insekticidëve ka patur sukses të madh, malaria është ende një sëmundje që vret shumë persona sidomos në vendet në zhvillim.

Një rast tjetër është paraqitur me malarje në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, tek një shtetas i ardhur nga Guinea. Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha për ATSH-në se “i riu, 35 vjeçar nga Vlora, kishte ardhur nga Guinea. Ndërsa, aktualisht paraqitet jashtë rrezikut për jetën, pas marrjes së mjekimit”.
Kafshimi nga një merimangë helmuese gati sa nuk i ka kushtuar humbjen e një këmb Riki Uitmorit nga Britania e Madhe.
Një pastor amerikan, i bërë i famshëm në një program televiziv për shpëtimin dhe ruajtjen e gjarpërinjëve, gjeti vdekjen nga një i tillë.
Një burrë australian ka marrë ndihmë mjekësore për të hequr një furrtare që kishte arritur të futej në veshin e tij, sipas BBC.