KURIOZITETE

Të dhëna, ngjarje dhe statistika të fushës

1. VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR

Faktet kryesore:

Virusi i Nilit (VNP) perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave. Ai mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe ngordhje edhe tek kuajt.
Vaksinat janë në dispozicion për përdorim tek kuajt por ende jo në dispozicion për tek njerëzit.
Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.
VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë 

Perëndimore. VNP përhapet në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshin transmetimin përmes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Përhapja:

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktojë sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera. Deri më sot, nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm.

Vektorët  dhe kafshët bartëse:

VNP-ja virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues mushkonja – zogj – mushkonja. Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP-ja mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët).

Zogjtë janë bartës të VNP. Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë. Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit.

Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, d.m.th, pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal.

2. MUSHKONJA E MALARIES

Faktet kryesore: 

Malaria është një sëmundje e rrezikshme për jetën, shkaktuar nga parazitët që janë transmetuar te njerëzit nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara.
Në vitin 2012, malaria ka shkaktuar rreth 627 000 të vdekur, kryesisht fëmijë të kontinentit te Afrikës.
Malarja është e parandalueshme.
Rritja e masave dramatike parandaluese dhe kontrolluese ndaj malarias kanë sjellë zvogëlimin e transmetimit të malarjes në shumë vende.

Malarja është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries, e ashtuquajtur Mushkonja Anofele. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupin i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut.

Pasi hyn në gjak ky parazit fillojnë të shfaqen simptomat e para të malarjes. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries.

Malaria është ndër sëmundjet më të përhapura në botë. Më përpara kjo sëmundie shtrihej nga 63 gradë të gjerësisë veriore deri ne 35 gradë të gjerësisë jugore. Përshkrimet e para për malarien lidhen me Hipokratin, që shkroi për moçalishtet dhe ethet intermitente. Historia plotësohet edhe me ethet epidemike si ajo e 1470 në Shkodër ku ushtria turke , që rrethonte atë humbi 20.000 vetë prej malaries. Përhapja ishte aq e madhe sa kushtëzoi thënien e popullit: Kur lindej një fëmijë prindërit nuk duhet të gëzoheshin pa kaluar 8 gushte. dmth. fëmija do të vuante 8 vjet nga malaria dhe vallë a do ti shpëtonte. Para clirimit (1926-1933) kontesha angleze Karnarvon zgjoi tek insituti Rockfeller interesimin për luftimin e malaries dhe në Shqipëri; u hapën qëndrat e para antimalarike (Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë). Vetëm në qarkun e Beratit, në 1945 ka pasur 15.239 të sëmurë me malarie. Në Shqipëri; 50-58 % e popullsise ka qënë e infektuar nga malaria (me forma akute ose kronike ). Kjo sëmundje ka qënë një nga plagët më të rënda të popullit tonë, sidomos në zonat e ulta dhe bregdetare, të ashtuquajturat zonat malarike, për arsye të kushteve hidrometereologjike të favorshme për shumëzimin e mushkonjës Anofele dhe gjëndjes së rëndë social ekonomike. Pas çlirimit filloi çrrënjosja e organizuar e malaries dhe rastet e fundit ishin në : 1958 për Plasmodium falciparum, 1962 nga pl. vivax, 1967 me pl. malarie. Pas vitit 1962 deri në vitin 2013 patëm vetëm raste të importuara. Lloji i malaries së importuar: pl. vivax, pl. falciparum dhe e kombinuar pl. vivex + pl. falciparum.

Vektorët e përhapjes:

Mushkonjat Anofele i marrin protozoarët gjatë thithjes së gjakut nga i sëmuri me malarie. Gjatë thithjes së gjakut, thith edhe gametocitet (meshkujt dhe femrat) të plasmodiumit që do të kryejnë aktin seksual të parazitit te mushkonja. Zhvillimi seksual dhe shumëzimi i plasmodiumeve realizohen në stomakun e mushkonjës Anofele, ku do të formohen me shumicë mijëra sporozoide pas 7-35 ditësh që mushkonja ka thithur gametat nga gjaku i të sëmurëve, në gjëndrat e pështymës së saj shfaqen sporozoidet. Mushkonja, gjatë thithjes së gjakut njëkohësisht injekton sporozoidet që mban në pështymën e saj. Kjo është rruga kryesore e infektimin nga malaria. Shumë rrallë infeksioni mund të përhapet dhe me anë të transfuzioneve të gjakut të infektuar me plasmodiume, ose me anën e shiringave apo me rrugën transplacentare.

3. MUSHKONJAT QË MARRIN MILIONA JETË NJERËZISH

Këto krijesa të vogla që nuk ua kushtojmë vëmendjen e duhur, janë përgjegjëse për miliona jetë njerëzish në botë që vdesin pikërisht nga pickimi i tyre edhe pse janë aq të vogla sa mund të “aterojnë” dhe të rrinë në maje të gishtit.

Një nga vrasësit më të shpeshtë në botën shtazore nuk është aq i madh, nuk ka dhëmbë e dhëmballë dhe jo aq i shpejtë. Mund të qëndrojë në majë të gishtit, por megjithatë është vrasës i madh, që gjatë vitit merr miliona jetë njerëzish. Fjala është për mushkonjën.

Mushkonjat gjatë viteve të fundit pa dyshim, janë përgjegjëse për miliona jetë njerëzish. “Malarja”, “Ethet e Chikungunya-së”, “Ethet e Denge-së” dhe “Ethet e Rift Valley-it” janë sëmundje të rrezikshme virusale që transmetojnë përcjellin këto qenie, krijesa të vogla.

Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar gjithnjë e më shumë të sëmurë nga  sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat. Për shkak të rritjes së temperaturave mesatare, janë paraqitur edhe lloje të ndryshme dhe të reja të mushkonjave, që më parë në Europë nuk kanë ekzistuar (mushkonja tigër-Aedes albopictus), por edhe dimrat e butë mundësojnë dimërimin e tyre pa vështërsi të mëdha. Poashtu, temperaturat e larta mundësojnë edhe shumimin e shpejtë të tyre. 

Cilat janë sëmundjet e tilla  më të shpeshta dhe njëkohësisht edhe më të rrezikshme: 

1. Ethet e Rift Valley-it

Me këtë virus mund të infektohen edhe njerëzit dhe kafshët. Njeriu zakonisht infektohet duke ngrënë mish të infektuar. Edhe pse vdekshmëria në rastet e infektimit është shumë e ulët, vetëm 1%, ky virus ka pasoja shumë të papëlqyeshme, duke filluar nga të vjellurit gjak e deri në verbërim-humbja e tërësishme e shikimit.

Simptomat: Temperaturë e lartë, dhimbje koke, lodhje, plogështi, përzierje, vjellje, dhimbje, dhimbje në nyje dhe skuqje.

Koha e inkubacionit: 2-12 ditë, por zakonisht kjo periudhë është 3-7 ditë

Vdekshmëria: E rrallë

Mjekimi: Nuk ekziston 

2. Ethet e Chikungunya-it

Sëmundje virusale që transmetohet-përcillet nga mushkonjat e llojit “Aedes” si dhe të “Etheve të Dengue-së”. Sëmundja është endemike në Afrikë dhe Azi.

Simptomat: Në disa njerëz nuk shfaqet asnjë simptomë, ndërsa tek disa të tjerë paraqiten temperatura të larta, dhimbje në kurriz-shpinë, marramendje, plogështi e lodhje.

Koha e inkubacionit: 2-7 ditë

Vdekshmëria: 1%

Mjekimi: Nuk ekziston

3. Ethet e Dengue-së

Kjo është sëmundja virusale më e përhapur dhe më e zgjeruar që transmetohet nga mushkonjat, dhe është sëmundje endemike në Afrikë, Azi, Karaibe dhe në Amerikën Jugore. Ethet e Dengue-së, e transmetojnë mushkonjat e llojit “Aedes” (“Aedes aegypti” dhe “Aedes albopictus” – mushkonja tigër). Ky virus është evidentuar dhe regjistruar për herë të parë në vitin 2004 edhe në Kroaci-në Zagreb, ndërsa gjatë vitit 2005 është paraqitur edhe në Adriatik.

Rezervuar i infektimeve është vetë njeriu i infektuar, i sëmurë. Mushkonjat që thithin gjak tek njeriu i infektuar brenda 10 ditëve, ato fillojnë të nxjerrin sekrecionin përmes pështymës dhe gjatë pickëtimit të ardhshëm për tu ushqyer me gjak njeriu, ato transmetojnë virusin tek njeriu. Mushkonja e infektuar gjatë gjithë jetës së saj nxjerr sekrecionin e infektuar dhe ushqehet 3-4 herë në ditë.

Koha  e inkubacionit: 2-7 ditë

Vdekshmëria: më pak se 1%

Mjekimi: Nuk ekziston 

4. Virusi i Nilit Perëndimor

Ethet e “Nilit Perëndimor” është sëmundje virusale që transmetohet nga mushkonjat në kafshët gjitare dhe në njerëz. Mushkonja që në të shumtën e rasteve transmeton virusin e “Nilit” janë “Culex spp”,  por mund ta transmetojnë edhe mushkonjat e llojit “Aedes aegypti” dhe  “Aedes albopictus”.

Simptomat: 70 deri 80 % e njerëzve nuk tregojnë asnjë simptomë, ndërsa tek pjesa tjetër  mund të paraqiten dhimbje koke, dhimbje në trup dhe në nyje, vjellje ose skuqje.

Koha e inkubacionit: prej 2 deri në 14 ditë, por zakonisht 2-6 ditë.

Vdekshmëria: Më pak se 1% kanë forma neuro-invazive (encefalitis ili meningitis)

Mjekimi: Nuk ekziston.

4. PSE MILINGONAT PËLQEJNË SHTËPINË TONË

Milingonat janë insekte sociale që jetojnë në koloni të përbërë nga një ose disa mbretëresha dhe shumë milingona punëtore. Llojet më të zakonshme të milingonave që gjenden në shtëpi janë milingonat e sheqerit dhe marangoze.

Milingonat e sheqerit jetojnë kryesisht në tokë, por mund të hyjnë në shtëpi në kërkim të ushqimeve me përmbajtje të lartë të sheqerit. Milingonat Marangoze do të gjejnë vrima ekzistuese në dru për ti përdorur si shtëpinë e tyre. Milingonat marangoze janë dukshëm më të mëdha se milingonat e sheqerit.

Infestimet në shtëpi, vijnë si pasojë e gjetjes së mundësisë së ushqimit për të cilin ato kanë nevojë. Si milingonat e sheqerit dhe ato marangoze kanë nevojë për karbohidrate dhe proteina për të jetuar. Milingonat janë në gjendje ti sigurojnë këto ushqime në koshat e plehrave dhe në vendet ku ushqimi është lënë i hapur.

Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë në parandalimin e infestimit të shtëpisë:

  • Bëni dezisektimin e ambientit.
  • Pastroni të gjitha ushqimet e derdhura ose mbetjet ushqimore, për të parandaluar burimin e ushqimit për milingonat.
  • Mbyllni të gjitha hapësirat e mundshme që krijohen rreth dyerve apo dritareve
  • Ushqimi i kafshëve duhet të jetë i mbyllur në vendet përkatëse
  • Zbrazni rregullisht koshat e plehrave dhe pastrojini ata me klor.
5. MERIMANGAT E BIMËVE, DËMTUES I RREZIKSHËM

Merimangat e bimëve i përkasin familjes Tetranychidae. Për ndryshim nga insektet që kanë tre palë këmbë marimangat janë me katër palë këmbë. Familja Tetranychidae përfshin shumë specie dëmtuese të bimëve, por marimanga e zakonshme e serave (Tetranychus urticae) është specia më kryesore në të gjithë botën. Edhe në serat tona merimangat llogariten ndër dëmtuesit më kryesorë.

Merimanga e zakonshme (Tetranychus urticae), për shkak të kapacitetit të madh riprodhues është në gjendje të shkatërrojë bimët brenda një kohe shumë të shkurtër. Në raste të veçanta mund të shkaktojë dëme edhe merimanga e kuqe (Tetranychus cinnabarinus).

Merimanga kalon 5 stade zhvillimi gjatë ciklit të saj jetësor; veza, larva, nimfa e moshës së parë (protonimfa), nimfa e moshës së dytë (deutonimfa) dhe merimanga e rritur. Ngjyra e trupit mund të variojë nga portokalli deri në të gjelbër të errët ose e kuqe, nganjëherë plotësisht e zezë. Mashkulli është më i vogël se femra. Shpesh ngjyra e merimangave ndryshon edhe sipas bimëve që prek. Për shembull, ngjyra e merimangës  tek trangujt është e verdhë në të kafe ndërsa tek domatja ka ngjyrë të kuqe në të kafe.

Larvat, limfat si dhe merimanga e rritur shkaktojnë dëme në bimë. Ato ushqehen me lëngjet dhe indet e organeve të gjelbra të bimëve që prek. Marimangat qëndrojnë kryesisht në anën e poshtme të gjetheve ku thithin lëngun qelizor të bimëve. Për pasojë qelizat marrin ngjyrë të verdhë dhe sipër gjetheve duken njolla të vogla me ngjyrë të verdhë të zbardhur. Me shtimin e dëmit gjethet marrin ngjyrë komplet të verdhë dhe më vonë thahen e për pasojë ndodh edhe ndërprerja e procesit të fotosintezës. Kur 30% e gjetheve janë të prekura atëherë ka dëme të ndjeshme edhe në sasinë dhe cilësinë e prodhimit.